Vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e Sokolit
08 dhjetor 2017
| 14:38
E ardhmja e trajnerit Bylbyl Sokoli te skuadra e Vllaznisë nga Pozharani vazhdon të mbetet e paqartë.
Pas eliminimit nga gara e Kupës, Sokoli ka thënë se, sipas të gjitha gjasave, kjo ndeshje ishte e fundit për të në krye të Vllaznisë. “Sipas të gjitha gjasave, kjo ishte ndeshja ime e fundit me Vllazninë. Kontrata ime skadon në janar, ndërkohë që brenda javës do të ulemi me miqtë e mi, për të cilët erdha tek Vllaznia dhe të bisedojmë, por me pak mundësi që mund të vazhdoj edhe në pranverë”, ka thënë Sokoli.