Vazhdon të mirëmbahet ambienti në qytetin e Suharekës

12 qershor 2020 | 15:15

Për një ambient të pastër, të bukur dhe të gjelbëruar e të stolisur me lloje të ndryshme të luleve, po kujdeset kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili vazhdimisht interesohet dhe përcjell çdo ditë pjesët e ndryshme të qytetit dhe jo vetëm të qytetit por edhe të fshatrave të komunës.

Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar fotografi ku shihet duke u pastruar sheshi “Fadil Vata” dhe ai “Besim Ndrecaj”.

“Kujdesi dhe puna do të jenë prioritet edhe në të ardhmen në këto zona, që qyteti ta ketë një pamje më të bukur”, ka shkruar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi…