Vazhdon të rëndohet gjendja me Kovid në Brazil

31 maj 2020 | 09:18

Brazili konfirmoi edhe 956 persona të vdekur nga virusi korona në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se me bilancin e fundit shifra e përgjithshme e të vdekurve nga virusi ka arritur në 28 834. Po ashtu, brenda ditës janë regjistruar 33 234 raste të reja, duke e çuar në 498 440 numrin e të infektuarve deri më tani.

Brazili mbetet vendi më i prekur në Amerikën Latine, ndërsa radhitet i dyti në botë pas ShBA-së me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Skenderajt, kryetar i Degës së Partisë Demokratike të…