Vazhdon testimi në IKShPK, qytetarët presin në radhë
26 gusht 2021
| 08:57
Në radhë kanë pritur të enjten qytetarët për tu testuar për Covid-19 në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), raporton EO.
Testimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pasdite çdo ditë pune. Përderisa rezultatet e testimit qytetarët mund t’i marrin veç ditën e nesërme pas orës 09:00 të mëngjesit.