![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/asociacioni.jpg)
Vazhdon trajnimi për investime publike dhe për zhvillim dhe menaxhim të buxhetit
Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës javën e kaluar ka vazhduar serinë e trajnimeve për komunat për ta avancuar përgatitjen dhe finalizimin e buxhetit komunal në programet “Programi për Investime Publike” dhe “Sistemi për Zhvillim dhe Menaxhim të Buxhetit”.
Pjesë e këtyre trajnimeve kanë qenë zyrtarët komunalë të drejtorive për buxhet dhe financa, shëndetësisë dhe arsimit si dhe zyrtarët kryesorë financiarë nga komunat e regjionet e Pejës, Prishtinës, Mitrovicës dhe Prizrenit.
Trajnimi është mirëpritur nga pjesëmarrësit i cili ka ofruar ndihmë dhe udhëzime praktike në fushën e zhvillimit e menaxhimit të buxheteve komunale duke ndërlidhur me investimet publike në nivelin lokal. Këto trajnime do të vazhdojnë gjatë javës edhe në komunën Shtërpcë, Graçanicë, Kllokot, Partesh, Ranillugë e Novobërdë.