Vazhdon udhëtimi kinematografik i Spider-Man
Udhëtimi kinematografik i Spider-Man duket se do të vazhdojë. Dy kompanitë e famshme Sony Pictures dhe Marvel kanë arritur më 26 shtator një marrëveshje për të prodhuar një film të tretë të Spider-Man. Mediat e huaja shkruajnë se ai do të luhet nga aktori anglez Tom Holland. Lajmi është padyshim shumë emocionues për fansat e Spider-Man, pasi Sony deklaroi në muajin gusht se nuk do të punonte më për filmat e ardhshëm.
“Jam i emocionuar që udhëtimi i Spider në MCU do të vazhdojë. Unë dhe stafi i Marvel Studios jemi shumë të lumtur që do vazhdojmë të punojmë me të”-u shpreh presidenti i kompanisë Marvel, Kevin Feige. “Spider-Man është i vetmi hero me superfuqinë për të kapërcyer universet kinematografike dhe ndërsa Sony zhvillon Spider, ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë surprizash mund t’ju sjellë e ardhmja”-shtoi Feige, i cili ka luajtur një rol të madh në prodhimin e dy filmave të fundit të Spider-Man.