Vazhdon vaksinimi anti-Covid në shkollat e Lipjanit

21 dhjetor 2021 | 11:48

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Merita Bytyqi, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Lipjan, Elmaze Behluli, kanë vizituar shkollën fillore “17 Shkurti” në Gllogovc për të parë për së afërmi procesin e vaksinimit anti-Covid te nxënësit e kësaj shkolle.

Me këtë rast, drejtoresha Bytyqi ka theksuar se deri më tani shumë nxënës i janë përgjigjur si duhet marrjes së vaksinimit dhe nuk ka ndodhur asnjë komplikim apo efekt anësor.

“Shpresojmë që kësaj thirrje t’i bashkohen edhe shumë nxënës të tjerë për shëndet më të mirë dhe mirëqenie siç edhe e meritojnë vet ata”, është shprehur Bytyqi.

Deri më tani janë vaksinuar afër 500 fëmijë (nxënës) për të vazhduar edhe në ditët në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonela së fundmi i ka bërë një pyetje pikante Donaldit.…