Vazhdon vala e nxehtësisë edhe javën e ardhshme, temperaturat deri në 38C

16 korrik 2023 | 11:22

Prishtina Weather ka njoftuar se edhe gjatë javës së ardhshme vazhdon vala e nxehtësisë.

Temperatura do të arrijnë deri në 38C në fundjavë.

16.07.2023 – Valë e nxehtësisë që përfshiu vendin gjatë kësaj jave, parashihet të vazhdojë edhe gjatë javës vijuese. Do të mbajë mot shumë i nxehtë, me intervale më të gjata me diell. Herë pas here do të ketë edhe zhvillime të vranësirave lokale apo vranësira kalimtare, që edhe mund të sjellin kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu, ditën e martë apo të enjte.

Temperaturat maksimale do të kapin vlera prej 34C deri 37C, ditën e shtunë edhe deri në 38C e 39C lokalisht. Minimalet zbresin në 19C e 20C. Vende-vende ku temperaturat minimale nuk zbresin nën 20C, regjistrohen edhe netë tropike.

Cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera mesatare apo edhe të dobëta kohëpaskohe, me rritjen e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor, që formohet në këto kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Indeksi i rrezeve ultravjollce është në vlera shumë të larta të rrezikshmërisë. Preferohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16 t’i ikim kontaktit me rreze të diellit.

17.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.
18.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
19.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
20.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite, vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
21.07 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nga mesi i javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka postuar në “Facebook” fotografi…