Vazhdon vendosja e pengesave në rrugët e Rahovecit
17 gusht 2018
| 16:01
Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Punë Inspektuese ka vazhduar realizimin e projektit për shënjëzimin horizontal të rrugëve (pengesave rrugore) të rrugëve në qendër të qytetit.
Për këtë projekt ka folur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, i cili ka thënë se punimet në kuadër të projektit shënjëzimi horizontal të rrugëve (pengesave rrugore) është duke shkuar sipas planit.