Vazhdon zbatimi i projektit për montimin e serrave në Ferizaj
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami, ka vizituar fermerët Ruzhdi Murseli dhe Ardiana Avdyli në fshatin Komogllavë, ku po zbatohet projekti për montimin e 155 serrave 50m2 dhe 10 serrave 300m2, përkrahje dhënë fermerëve ferizajas nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt.
Me këtë rast, drejtori Bajrami tha se kjo mbështetje do të vijojë për të mundësuar zhvillim më të madh dhe qëndrueshmëri në veprimtarinë e tyre për fermerët ferizajas.
Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë mbetet e përkushtuar t’u gjendet pranë fermerëve ferizajas si me këtë mbështetje, po ashtu edhe me dhjetëra skema subvencionesh bujqësore dhe përkrahje me pajisje që ky sektor i rëndësishëm ekonomik të njohë ritëm zhvillimi të qëndrueshëm.