Vazhdon zbatimi i urdhrit operativ për kontrollimin e transportit publik
10 janar 2022
| 15:47
Policia rajonale në Prizren, ka njoftuar se patrullat e stacionit policor në Prizren, Prizren-Veri, Dragash, Suharekë dhe Mamushë, sipas urdhrit operativ kanë vazhduar me masat e ndërmarra për mjetet e transportit publik si dhe me kontrollimin e masave anti Covid-19.
Gjatë pikave të kontrollit dhe lokaleve te kontrolluara janë shqiptuar 380 gjoba për kundërvajtje të trafikut, ndërsa për masat anti-Covid janë shqiptuar 200 gjoba.
Policia ka njoftuar se me aktivitete të tilla do te vazhdohet edhe me tutje.