Pushteti, përmes një militanti të VV’së, provoi ta pengojë protestën e gazetarëve për liri të medias

31 korrik 2023 | 13:38

Gazetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile përfunduan protestën në përkrahje të “Klan Kosovës”, kundër vendimit për pezullimin e licencës biznesore të këtij televizioni dhe në mbretje të lirisë së medias.

Pak para fundit, dy qytetarë penguan protestën, ku njëri prej tyre, nëpërmjet një pankarte kundërshtonte termet “Djakovica, Srbija” e “Pec, Srbija”.

Njëri prej tyre, del të jetë një militant i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë e cila qeverisë me vendin. Kjo mund të verehet me një kërkim të thjeshtë në llogarinë e tij në facebook, Erion Beqiraj.

Ndërkohë, teksa po protestohej kundër vendimit arbitrar të pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës,  para Teatrit Kombëtar tre militantë tjerë të LVV’së shihen të mbajnë një mesazh tejet “të çuditshëm”.

E çuditshme, sepse vetë ata në fund të fjalisë “Mirësevini në Republikën e Kosovës” kishin shënuar pikëçuditjen (!).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në periudhën e pasluftës, në Mitrovicën…