Vdekja e 26-vjeçarit nga Gjilani, Vitia thotë se hetuesia po merret me rastin

15 maj 2020 | 18:33

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me rastin e Agon Musliut i cili vdiq në Qendrën e Studentëve, janë duke u marrë organet kompetente.

“Ashtu siç kemi deklaruar më herët kjo çështje tashmë është në hetuesi dhe do t’ia lëmë organeve kompetente që të merren me këtë rast”, ka thënë Vitia gjatë konferencës për media, në të cilën u fol për masat për fazën e dytë ndaj pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se çdo prononcim paraprak do ta dëmtonte procesin. “Nga Komisioni për Shëndetësi janë kërkuar shumë dokumente që ne i kemi prezantuar dhe çdo gjë të gjeturat t’ua lëmë organeve kompetente, derisa ne si Ministri e Shëndetësisë do të jemi të hapur dhe do ta bëjmë maksimumin që të ndihmojnë në këtë proces”, ka thënë Vitia.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë konferencës për media ka…