Vdekja e Agron Haradinajt, nesër hapet dera për ngushëllime në Gllogjan

02 mars 2023 | 16:00

Të enjten ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj, i cili është edhe vëllai i Nasim Haradinajt.

Me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është edhe familjar i Agronit, ka bërë me dije se nga nesër (e premte) do të hapet dera për ngushëllime në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tonë Agron (Smajl) Haradinaj, ju njoftojmë se dera për ngushëllime është e hapur që nga nesër (e premte), në Gllogjan, sipas traditave tona shqiptare.  Pritja do të bëhet në Kullën pranë Kompleksit Memorial të ZO të Dukagjinit.  Për detaje të tjera rreth varrimit do të ju njoftojmë me kohë. Familja Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit ka vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin brazilian, Danilo,…