Vdekja e Astorit, dënohet kardiologu që e kishte kontrolluar

03 maj 2021 | 15:16

Kardiologu Giorgio Galanti është dënuar me një vit burg për vdekjen e futbollistit italian Davide Astori në vitin 2018.

Astori vdiq si pasojë e një ataku kardiak, por rezulton se vdekja e tij mund të ishte shmangur. Pikërisht kardiologu i cili akuzohet sot për vrasje, nuk ka vënë në pah disa anomali të Astorit gjatë testit të stresit. Në fakt për vdekjen e Astorit janë nën hetim dy mjekë, teksa humbja e tij e parakohshme 3 vite më parë tronditi futbollin italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…