Vdekja e babait të ish-presidentit, Konjufca i dërgon edhe telegram ngushëllimi familjes Thaçi

19 mars 2025 | 14:20

Pas qëndrimit të familja e Hashim Thaçit për ngushëllime, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar këtë familje për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës.

“E nderuara familje Thaçi, me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi. Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj! Ndonëse nuk është më në këtë jetë, Haxhi Thaçi do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe!”, është thënë telegramin e kryetarit Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…