Vdekja e Bashkim Finos, Rama: Sot për familjen tonë të madhe është ditë zie
29 mars 2021
| 11:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për vdekjes se ish-kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste (PS), Bashkim Fino.
Rama ka thënë se për PS-në sot është ditë zie, duke bërë me dije se kanë pezulluar aktivitet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
Bashim Fino ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me Covid-19.