Vdekja e Benediktit lë në hije kremtimin e Vitit të Ri në Vatikan

01 janar 2023 | 18:11

Papa Françesku shënoi të dielën Ditën tradicionale Botërore të Paqes të Kishës Katolike, por vdekja e paraardhësit të tij, Benedikt la në hije festimet e vitit të ri në Vatikan.

Ati i Shenjtë drejtoi një meshë në bazilikën e Shën Pjetrit ku që nga e hëna do të bëhen tre ditë homazhe për Benediktin i cili vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare.

Në përputhje me dëshirat e Benediktit, varrimi i tij të enjten do të jetë i thjeshtë dhe solemn. Do të jetë hera e parë prej shumë shekujsh që një papë do të kryesojë funeralin e paraardhësit të tij. Benedikti ishte papa i parë në 600 vjet që dha dorëheqjen në vitin 2013.

Në predikimin e tij, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të punojnë në mënyrë aktive për paqen dhe të mos “të humbasin kohë të gozhduar para ekraneve të kompjuterave”.

Më vonë në bekimin e tij të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku bëri një tjetër thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke thënë se lufta ishte në “kontrast të patolerueshëm” me paqen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar në…