Vdekja e dy qytetarëve nga Covid-19, Limaj: Lutem të jenë viktimat e fundit nga ky virus
06 prill 2020
| 13:45
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e dy qytetarëve të Kosovës të prekur nga koronavirusi.
Me këtë rast, Limaj u ka shprehur ngushëllime familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit.
“Me pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e dy qytetarëve tanë të prekur me COVID- 19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit. Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës. Bëj thirrje të gjithëve që ta marrin më me seriozitet situatën dhe të respektojnë në maksimum udhëzimet e institucioneve shëndetësore dhe jo vetëm. #RriN’shpi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.