Vdekja e Edi Shukriut, LDK-ja: Sot humbëm një intelektuale dhe akademike
17 janar 2023
| 15:01
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu.
Kjo parti ka theksuar se Shukriu ishte intelektuale, akademike, shkrimtare dhe ideatore e marshit “Në Drenicë me bukë”.
“Sot, humbëm intelektualen, akademiken, shkrimtaren, arkeologen dhe historianen – të madhen Edi Shukriu. Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën e patën fatin të punojnë me të. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, është thënë në njoftimin e LDK-së, e cila ka publikuar edhe telegram ngushëllimin e Lumir Abdixhiku, drejtuar familjes Shukriu.