Vdekja e George Floyd bashkon rivalët legjendarë Nike dhe Adidas

31 maj 2020 | 09:46

Gjigantët Nike dhe Adidas janë bërë bashkë pas vdekjes së George Floyd që shkaktoi protesta të dhunshme në mbarë vendin për të vendosur theksin te dhuna policore dhe racizmi.

Nike postoi në rrjetet sociale një fushtë kundër racizmit duke përdorur sloganin e njohur “Just Do It”.

“Për herë të vetme, mos e bëj. Mos pretendo që racizmi nuk është problem në Amerikë. Mos i kthe shpinën racizmit. Mos prano që të na merren jetë të pafajshme.”

Nga ana tjetër, si asnjëherë, Adidas ripostoi fushatën e Nike duke shkruar: “Bashkë mund të ecim përpara. Bashkë mund të bëjmë një ndryshim”. Ndjekësit në rrjete sociale shkruan ndër të tjera se “nuk e mendonin kurrë se Adidas dhe Nike do të bashkoheshin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behgjet Pacolli vazhdon të udhëtojë nga Kosova në Zvicër e…