Vdekja e ish-deputetit të PD-së, reagon Edi Rama
18 shtator 2024
| 15:28
Vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bodgani, ka shokuar skenën politike atje. Rreth kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Rama shprehu keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bogdanit.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, tha Rama. Gerti Bodani, vdiq sot në moshën 44 vjeçare. Dyshohet se ai pësoi arrest kardiak.