Vdekja e ish-senatorit Lieberman, Konjufca ngushëllon senatin: Ishte mik i madh i Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka shprehur ngushëllime Senatit amerikan për vdekjen e ish-senatorit Joseph Lieberman.
Në fillin të seancës së jashtëzakonshme parlamentare, Konjufca ka vlerësuar lartë kontributin e ish-senatorit amerikan për lirin e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se miku i madh i Kosovës kurrë nuk do të harrohet nga shoqëria kosovare.
“Dëshiroj që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në emër të të gjithë juve si deputetë, t`i shprehim ngushëllime senatit amerikan dhe familjes Liberman, sepse dje ndërroi jetë miku i madh i Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, senatori amerikan Joseph Lieberman, i cili për 34 vjet ishte anëtar i senatit amerikan dhe një mik shumë i madh i interesave tona, i cili në çdo moment jo vetëm nuk hezitoi, por në mënyrë të palodhshëm e mbrojti kauzën për lirinë e popullit të Kosovës, për Kosovën Republikë si shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendimet tona janë me familjen Liberman dhe senatin amerikan. Do të kujtohet pa dyshin nga populli dhe shoqëria e jonë”, ka thënë Konjufca.