Vdekja e këngëtares Shahindere Bërlajolli, Haradinaj: Ajo krijoi identitetin kulturor të Kosovës
03 maj 2020
| 12:57
Vdekja e këngëtares Shahindere Bërlajolli-Stafaj e ka pikëlluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se Shahinderja ka krijuar identitetin kulturor të Kosovës.
“Pikëllues lajmi i ndarjes nga jeta të artistes së këngës burimore shqiptare, Shahindere Bërlajolli-Stafaj. Ajo, bashkë me plejadën e artë të muzikës së viteve ‘70, krijoi identitetin kulturor të Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit artistik mbarëshqiptar” ka shkruar Haradinaj.