“Vdekja e Omerit” përurohet nesër në Tiranë
06 tetor 2022
| 15:54
Romani më i ri i shkrimtarit Adil Olluri, “Vdekja e Omerit”, do të përurohet nesër në Tiranë në librarinë “Onufri”, ka njoftuar vetë autori në “Facebook”.
Të dashur miq,
Nesër në Tiranë përurohet romani im “Vdekja e Omerit”, i botuar nga “Onufri”, 2022.
Përurimi mbahet në ora 19:00 në librarinë “Onufri”, që ndodhet në rrugën Myslim Shyri, pranë KMY, 1001.
Kushdo që ka kohë dhe mundësi është i mirëseardhur për t’u takuar dhe për të biseduar për romanin tim të ri dhe letërsinë e tashme shqipe.
Ejani të bisedojmë për artin e fjalës së bukur shqipe!
U pafshim!