Vdekja e Papa Françeskut, e shtuna ditë zie në Shqipëri

24 prill 2025 | 13:37

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje.

Vendimi është marrë në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është nënshkruar…