Vdekja e Papës – Asnjë ngushëllim nga Izraeli dhe bota hebreje: Ishte problematik

21 prill 2025 | 22:53

Papa Francesku, i cili ishte i pari Papë në 2 mijë vjet të krishterimit që kremtoi një meshë në Lindjen e Mesme. Ai e bëri këtë në vitin 2019 në Abu Dhabi. Në ditën e vdekjes së tij, mori homazhe nga krerët e të gjitha vendeve myslimane të rajonit.

Edhe pse dita ka mbërritur në fund asnjë mesazh ngushëllimi nuk mbërri nga qeveria izraelite apo nga kryeministri i saj Benyamin Netanyahu.

“Ai ishte një papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit që ne i kemi ndjerë shumë, veçanërisht pas 7 tetorit, me deklaratat e tij” – tha Alexander Meloni, kryerabini i komunitetit hebre të Triestes.

Papa Francesku kishte dënuar shpesh sulmet izraelite në Gaza. Vrasjen e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm ai e kishte quajtur mizori dhe krim kundër njerëzimit. Papa ishte akuzuar shpesh nga bota hebraike për qëndrimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtimi i parë evropian i Papës Françesku ishte ai në Shqipërinë e…