Vdekja e pjesëtarit të FSK-së, reagon KMLDNj: Të respektohen masat mbrojtëse në ndërtimtari

11 nëntor 2024 | 15:14

Pas vdekjes tragjike të një pjesëtari të FSK-së, të shtunën e javës së kaluar pasi ra nga një objekt banesor në rrugën “Gucia” në Prishtinë, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj). Përmes një reagimi për medie, KMLDNj kërkon që të shtohet numri i inspektorëve të komunës si dhe të ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit.

“Limon Musliu, pjesëtar i FSK-së humbi jetën pasi ra nga kati i 11 – të i një ndërtese ku ishte duke punuar, si punë shtesë. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre. KMDLNj ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës, ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit, nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre. Megjithatë duket se është një shpërputhje e madhe midis numrit të vogël të inspektorëve të punës dhe vendeve të shumta që duhet të inspektohen në fushën e ndërtimit andaj KMDLNj rekomandon institucionet të angazhojë ndonjë kompani të specializuar që ka kapacitet fizik dhe profesional të mbikëqyrë vendpunimet në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së, duke theksuar se gjykatat duhet t’i japin përparësi trajtimit të këtyre rasteve duke mbrojtur interesit e punëtorëve që pësojnë lëndime, invaliditet apo kanë përfundim fatal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është botuar libri me poezi “Vetëm me vetminë” i Bedri…