Vdekja e policit në Podujevë, dyshohet se u vra nga pakujdesia
19 nëntor 2018
| 09:14
Mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 togeri i Policisë së Kosovës me inicialet H.Zh ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga plagosja me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Penuh të Podujevës, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar stafi mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast njësitet policore kanë arrestuar një të dyshuar me inicialet T.Zh, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Hetuesit policor janë dukepunuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’.