Vdekja e së paku 51 personave në Koçan, Osmani: Një tragjedi përtej fjalëve

16 mars 2025 | 10:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Osmani në një reagim në “X” ka shkruar se kjo është një tragjedi.

“Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, është shprehur Osmani.

Presidentja tutje u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona.”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bëri të ditur…