Vdekja e tre familjarëve në aksident, nesër ditë zie në Zhur
23 shkurt 2019
| 22:22
Një aksident tragjik ndodhi sot në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku pas një përplasje mes kamionit dhe veturës ‘Golf, mbetën të vdekur tre persona.
Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e Bashkësisë Lokale në Zhur ka vendosur që nesër të shpall ditë zie.
“Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia në
Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.
Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada.