Vdekja e tre ushtarëve nga sulmi me dron, senatori amerikan: Godisni Iranin menjëherë, dhe fort!
28 janar 2024
| 20:37
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm me dron në Jordani, tha ushtria amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi u krye nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani”.
Më i ashpër ka qenë reagimi i senatorit amerikan Lindsay Graham, i cili ka kërkuar që SHBA-ja të nisë sulmet ndaj Iranit.
Në një postim në rrjetet sociale ai akuzon administratën Biden se ka dështuar të frenojë Iranin. “Godisni Iranin menjëherë, goditeni fort’, shkruan ai ndër të tjera.