“VDEKJA E USHTARIT TONË, SI NDËRTIMTAR”, Kica-Xhelili: Dështimet e qeverisë që çuan në humbjen e jetës së një heroi

10 nëntor 2024 | 22:27

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar në lidhje me ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëtarit të FSK-së, ku vdiq në vend të punës si ndërtimtar.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo vjen si pasojë e e dy dështimeve të qeverisë aktuale.

Postimi i saj:

VDEKJA E USHTARIT TONË, SI NDËRTIMTAR

Ish-Ushtari i UÇK, sot zyrtar i FSK, vdiq në vend të punës si ndërtimtar. Dy dështime! Një realitet!

Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë.

Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë.

Realiteti: KOSOVA, SOT

Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË.

Kam parë dhe më parë paturpësinë teksa mori para vetes politikanë që pushteti i shpërfaqi lakminë; por të gjithë e patën një të përbashkët: DËNIMIN POPULLOR.

KOHA I VJEN SECILIT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthyer në përqindje, 3.6 miliardë euro për vitin 2025, Qeveria…