Vdekja e vëllait, Haradinaj: Ditën e varrimit ma lejuan veç një bisedë telefonike, pastaj për atë më dënuan

18 janar 2025 | 00:09

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer detaje për mënyrën se si e mori vesh lajmin për vdekjen e vëllait gjatë kohës sa po qëndronte në Hagë.

Haradinaj ka theksuar se i është lejuar vetëm një bisedë me familjarët, për të cilën është dënuar më pas.

“Ditën e vorrimit ma kanë leju një zoom, për të cilën jam dënu për atë bisedë. E kam vërejtjen zyrtarisht”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se ka dorëzuar vazhdimisht ankesa për shkeljen e të drejtave në Hagë, por që ato nuk janë marrë parasysh.

“Na kem ba ankesa, por s’kem pas përgjigje negative apo pozitive. Kam thënë që kemi pas shkelje të drejtave”, ka rrëfyer Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…