Vdekja që tronditi kolegët: Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e zyrtarit policor në Prishtinë

04 prill 2025 | 17:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete.

Viktima e këtij rasti është polici 47-vjeçar, Alban Tolaj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se dyshohet se polici është vetvrarë.

Mëgjithatë, në përgjigjen e Policisë thuhet se po vazhdojnë hetimet për vdekjen e viktimës, duke shqyrtuar të gjitha aspektet për zbulimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e Gjilanit ka bërë edhe një hap tjetër të…