Vdekja tragjike e 46 shqiptarëve, Haradinaj: Dhimbje e madhe për kombin  

23 nëntor 2021 | 11:30

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është dhimbje e madhe për kombin vdekja tragjike e 46 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në një aksident tragjik në Bullgari.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se në këto momente janë me familjet e viktimave.

“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari.  Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit.  Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar se ka shpallur terroristë…