Vdekja tragjike e ish-ushtarit të UÇK-së, Behrami: Liman Musliu nuk na qenka patriot për Kurtin

10 nëntor 2024 | 20:36

Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga vdekja tragjike e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ushtarit të FSK-së, Liman Musliu, dhe vdekja kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme. Siç ka mësuar Nacionale, Musliu humbi jetën gjatë orarit të punës duke rënë nga skelet.

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, kritikoi heshtjen e kreu të Qeverisë.

“Ish-ushtari i UÇK-së dhe ushtar i FSK-së, Liman Musliu, tashmë i ndjerë, nuk na qenka patriot për kryeministrin Albin Kurti, sepse për ta mbajtur familjen bëri edhe punë të dytë në ndërtimtari – jo në diasporë, por në Kosovë. Sigurisht për këtë edhe nuk reagojë për vdekjen tragjike të tij! Ndërsa, ushtari/milioner rezervë, Prindon Sadriu, me nënshtetësi të Australisë që nuk i zbret aeroplanit, sipas Kurtit është patriot! Këta i fyejnë edhe ata që dje ishin të gatshëm ta japin jetën për këtë vend e sot humbin jetën për t’i mbajtur familjet e tyre, sepse qeveria e Kurtit e ka thelluar varfërinë dhe vendin po e çon drejt kolapsit.” – tha ai.

Liman Musliu ishte pjesëtar i “Tigrave të Zi”, në kuadër të njësiteve speciale të Ushtrisë Çlirimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një juriste që i është përkushtuar botës së modelingut. Kjo…