Vdekje e dyshimtë e një gruaje në QKUK, policia po heton rastin
25 nëntor 2020
| 08:47
Një vdekje e dyshimtë në QKUK po hetohet nga Policia e Kosovës.
Një grua ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK më 22 nëntor, ndërsa policia ka bërë me dije, përmes raportit 24-orësh, se e njëjta ka vdekur të hënën që lamë pas.
Ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga ana e policisë, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.