Vdekje e dyshimtë në Drenas
27 korrik 2021
| 09:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar pa shenja jete në QKMF-Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si vdekje e dyshimtë, përcjell Demokracia.com.
“Drenas, 26.07.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar po ashtu se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.