‘Vdekje shqiptarëve’, Kamberi dënon mesazhin kërcënues ndaj shqiptarëve në Bujanoc
19 gusht 2024
| 15:15
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj mesazhit kërcënues ndaj shqiptarëve të Luginës, në të cilin është thënë “vdekje shqiptarëve”.
Kamberi ka shkruar në “Fcebook” se ky gjuha e urrejtjes në Luginë ka marrë hov.
“Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri. Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim: ‘Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi’! Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka shkruar Kamberi.