Vdekje të dyshimta në Pejë e Kamenicë, policia jep detaje
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 vdekje si të dyshimta.
E para është në Stubicë të Pejës, afër pikës kufitare në Kullë ku një 19 vjeçar është gjendur pa shenja jete.
Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjën e viktimës B.T derisa hetuesit rajonalë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetimet.
“Më datën 01. Maj 2020, Policia është informuar se në Stubicë ( afër Pikës Kufitare Kullë) – Pejë, është një persona pa shenja jete. Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes). Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion.”, njofton Policia e Kosovës.
E vdekje të dyshimtë ka pasur edhe në Kamenicë.
Një viktimë mashkull është gjetur pa shenja jete derisa vdekja po hetohet si e dyshimtë, e trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Kamenicë 01.05.2020 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë.