Vdekjet e fundit nga Covid-19, Haxhiu: Ku është kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj?
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vdekjeve të fundit të 13 personave me Covid-19.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka parashtruar disa pyetje në lidhje me këtë situatë.
“Çfarë po ndhodh në QKUK-së? Çfarë po kërkon policia e Kosovës në Kliniken Infektive, pse është numër aq i madh i policëve në oborrin e Klinikës? Ku është kryeministri Hoti, po ministri Zemaj ka ndodhet?”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Çfarë po ndhodh në QKUK-së?
Çfarë po kërkon policia e Kosovës në Kliniken Infektive, pse është numër aq i madh i policëve në oborrin e Klinikës?
Ku është kryeministri Hoti, po ministri Zemaj ka ndodhet?
Përse nuk dalin të na informojnë çfarë po ndodhë?
Kryeministri paska dalë nëpër arat e Kosovës me pa si po shkon puna e korrjes së grurit, a nuk do të duhej të ishin të QKUK-ja për të informuar qytetarët për gjendjen alarmante të rritjes së numrit të të prekurve me coronavirus?
Vetëm dje 8 të vdekur dhe gati 200 të infektuar ndërsa gjatë natës paskan vdekur edhe 5 pacientë dhe as edhe një prononcim nga Hoti e Zemaj?
Çfarë i shkaktoi vdekjët e përnihershme të pacientëve, po kërkojmë sqarim për çfarë bëhet fjalë?
Lerini takimet nëpër ara e qendra tjera merreni situatën në menaxhim duke ashpërsuar masat sa nuk është bërë shumë vonë.
(Q.R / Epoka e re)