Vdes 17-vjeçari pas vetaksidentit me motoçikletë në Qyshk të Pejës

16 gusht 2022 | 17:38

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës, ku një 17-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se vozitës i motoçikletës ka vdekur, ndërsa pasagjeri është lënduar.

“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi. Nga ky vetaksident një 19-vjeçar ka mbetur i lënduar.

Ai ka qenë pasagjer në motoçikletë, ndërsa bëhet e ditur se është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve të marra. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Ekonomisë, përmes një komunikate për media, ka thënë…