Vdes 19-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se u hodh nga kati i 9-të i një ndërtese
Një 19-vjeçar ka vdekur sot në Ferizaj, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i 9-të i një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Sali Çeku”.
Lajmin e konfirmoi për Paparacin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit ,Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese”.
“I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë!:, deklaroi Veseli.
Tutje, ai shtoi se Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve.