Vdes 19-vjeçarja që priste t’i transplantohej veshka, ndjehet i dëshpëruar deçanasi që deshi t’i ndihmoj
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se djali që kishte shprehur gatishmërinë për t’ia dhuruar veshkën 19-vjeçarës e cila ndërroi jetë pak më parë, është shprehur i mërzitur dhe i dëshpëruar që nuk ka arritur t’ia shpëtonte jetën asaj.
“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshken.
E takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes se Nazlijes,ishte i dëshpëruar e tejet i merzitur qe nuk mundi te ja shpetoj jetën! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj në profilin e tij në ‘Facebook’.
Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme. Madje, asaj i ofroi veshkën një djalë i ri, vetëm për të shpëtuar. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk arriti të mbijetonte.