Vdes 21-vjeçari në aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë
02 mars 2018
| 11:12
21-vjeçari me inicialet A.Ç ka ndërruar jetë pas një aksidenti në fshatin Llapushnik në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Bajrami Krasniqi, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.
Krasniqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm.
Ai ka konfirmuar poashtu se viktima pas aksidentit është dërguar për trajtim në QKUK por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.