Vdes 24-vjeçarja nga Ferizaj që u dërgua për shërim në Turqi
Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute.
Ajo nuk mundi t’i përballojë sëmundjes dhe vdiq sot.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen Ibrahimi.
“Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj”.
“Shumë dhembje, shumë lot. Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin. Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj!”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.