Vdes 26-vjeçari që kërceu nga kati i pestë në Qendrën e Studentëve
03 maj 2020
| 19:07
Një person ka gjetur vdekje, pasi është hedhur nga kati i 5-të i konviktit.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.