Vdes 27 vjeçari pas të shtënave me armë në Podujevë
17 korrik 2018
| 22:57
27 vjeçari me inicialet A.D ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:00 në fshatin Llaushë të Podujevës.
Policia ka bërë të ditur se ky rast është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.
Njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.