Vdes 27-vjeçarja shtatzënë në Gjilan, mjekët ia shpëtojnë foshnjën

05 janar 2020 | 22:14

Në orët e para të mbrëmjes së sotme një 27-vjecare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj. Por foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës është stabile.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore.

Por situata u komplikua në orët e para të pasdites së diel, 27-vjecarja kishte pasur marramendje dhe  me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit. Por rrugës, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua.

Për këtë rast, detaje për “Gazetën Express”, ka dhënë drejtori i spitalin Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por foshnjën doktorët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.

“Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klnikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka deklaruar Hajrullahu.

Ai ka thënë se ende nuk mund të dihet shkaktari i vdekjes së 27-vjecares. Familja e së ndjerës nuk kanë pranuar që t’i bëhet obduksioni.

“Familjarët nuk pranuan që t’ia bëjnë obduksionin dhe nuk po mund të dihet shkaktari i vdekjes së saj. Ajo tek ne ka ardhur pa shenja jete. Fëmija është në gjendje stabile”, ka thënë tutje drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë…